Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes Kosovë-Rumani pas thirrjeve të tifozëve rumunë “Kosova është Serbi” duke thënë që s’ka slogan që e ndryshon realitetin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ”slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin.”, shkruan Arbresh.info.
“Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, u shpreh Krasniqi.
Tutje i pari i PDK-së tha se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, “edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty”.
“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, tha ai./Arbresh.info
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...