Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje ka publikuar të dhënat për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pyje në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2024.
Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) ndër vendet në rajon, Maqedonia e Veriut pësoi dëmin më të madh nga zjarret në pyje vitin e kaluar.
Sipas sistemit EFIS, në vitin 2024, në Maqedoninë e Veriut vend u dogjën 95,181 hektarë nga 131 zjarre që u regjistruan gjatë gjithë vitit.
Në Shqipëri janë regjistruar 168 zjarre, duke djegur 46,534 hektarë dhe në Bosnjë e Hercegovinë janë djegur 43,571 hektarë në 178 zjarre.
Të dhënat e EFIS-it tregojnë se në Serbi janë djegur 38,954 hektarë nga 226 zjarre, në Mal të Zi 23,054 hektarë nga 135 zjarre, ndërsa në Kosovë janë regjistruar 94 zjarre në të cilat janë djegur 12,079 hektarë pyje dhe shkurre.
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...