Kreu i Grupit të Partisë Socialiste ka konfirmuar këtë të enjte në Kuvend se Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë ditën e premte në protestë. Balla shtoi se arsyeja është se, sipas tij, prezenca e Kryeministrit do të politizonte marshimin.
“Kryeministri nuk do të jetë nesër në protestë. Hadjeni pse nuk vini. Sigurisht, me kushtin që të mos e politizojmë. Bëni dhe ju nesër një protestë, meqë nuk doni të vini me ta. Bëni dhe ju nesër. Bëni një në SHQUP dhe, me këtë rast, do ju vijnë më shumë. Kjo është një çështje nga ato që populli i quan ‘Një komb, një qëndrim’.”
Më herët, Kryeministri Rama, në një reagim ku i është përgjigjur disa akuzave nga VV, të cilët pretendojnë se kryeministri ka lobuar për Gjykatën Speciale, midis të tjerash ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë në protestë./euronews.al
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë