Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur t’ia besojë sërish Bali Muharremajt kandidaturën për kryetar të Suharekës.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook falënderoi qytetarët e kësaj komune për për përkrahjen e tij, shkruan arbresh.info
“Mbase unë kryetari i thejshtë, i terenit, në borë e në shi, mu krijua me mbështetjen tuaj vizioni për të ardhmen se një kryetar komune u takon qytetarëve pa dallim”, është shprehur ai.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Më duhet fillimisht të ju falenderoj për mbështetjen. Secilit pa dallim, në secilën kohë. Përkrahja juaj masive më 2017 më dha motiv për një dimenzion të ri të qeverisjes.
Shumica prej jush më keni dhënë këshilla të mira dhe ju falenderohem për këtë secilit veq e veq.
Qytetari ka qenë udhërrëfyesi im.
Ai ishte inspektori dhe këshilluesi im në secilën ditë. Duke ju takuar secilin prej jush çdo ditë, në 24 orë, në fshatra e në secilën lagje në qytet e kam kuptuar thelbin e një qeverisje të mirë, me punë të mira dhe me një zhvillim të shpejtë ekonomik.
Kuptova se qytetarët kishin nevojë, për parqe, ndriqim, rrugë, çerdhe, shëndetësi e cila i shërben me korrektësi kudo ku ata kanë nevojë, sheshe, nënstacione e shumëçka tjetër.
Në ditë të vështira të vërshimeve, ne bashkë ia dolëm ta rikthejmë situatën me rindërtime nga e para.
Me humanizëm ia shtrim dorën atyre që patën nevojë për shtëpi e ushqime.
Në Pandemi ishin bashkë në tejkalim të një situate e cila ba sfidoi në kohë.
Faleminderit z.Haradinaj për mbështetjen si kreyeminstër,
Faleminderit donatorëve,
Faleminderit bizneseve,
Faleminderit mërgimtarëve,
Faleminderit mbi të gjitha qytetarëve pa dallim.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...