Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, e ka quajtur jolegjitim vendimin e qeverisë Haradinaj për rritje pagash të kabinetit qeveritar.
Në Interaktiv të KTV-së, Bajrami ka thënë se qeveria ngriti pagat për vete, pa menduar për ngritje në të gjitha sektorët.
Ajo ka thënë se vendimi i dhjetorit është arbitrar “sepse u mor vetëm me kabinetin qeveritar”.
Bajrami ka thënë po ashtu se qeveria po mundohet të shtyjë sa më shumë interpelancat e opozitës në mënyrë që t’iu humbë rëndësia.
“Janë disa interpelanca që i kemi kërkuar qe një kohë të gjatë. Sot është dashur të mbahej edhe interpelanca për 100-ditëshin, pas gati 200 ditëve dhe kjo është shtyrë me qëllim. Meritojmë më shumë respekt nga qeveria sepse ju duhen votat tona. Nesër është një numër i madh i marrëveshjeve që kërkojnë ratifikim me 2/3 e votave e nëse opozita s’merr pjesë s’do të mund të kalojnë. Ata kanë 61 vota, gjithmonë dikush është në udhëtim. Funksionimi i Kuvendit është i pamundshëm nëse s’ka bashkëpunim dhe respekt mes opozitës dhe pozitës të paktën për çështjet në aspektin kombëtar dhe në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ajo.
Bajrami ka përmendur numrin e madh të zëvendësministrave dhe këshilltarëve si skandal për qeverinë Haradinaj. Sipas saj, pavarësisht kabineteve enorme paraqitja e Kosovës po del të jetë skandaloze.
Ajo po ashtu ka folur për pagat e deputetëve, që sot u përmendën në seancë. Ka thënë se paga bruto sillet prej 1700-1800 euro në muaj./Koha.net/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...