Menjëherë pas miratimit të Projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bajrami ka kritikuar ashpër veprimin, siç tha të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke e akuzuar se ka “uzurpuar zyrat e Qeverisë” dhe ka miratuar një buxhet që, sipas saj, e çon shtetin drejt rrënimit.
“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish, në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit. Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, ka shkruar Bajrami.
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu