Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet në fillim të këtij viti në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami tha se Qeveria edhe mund të harroj çka ndodhi në disa komuna, por të prekurit drejtpërdrejtë nuk harrojnë kurrë, shkruan Arbresh.info.
“Qeveria edhe mund të harroj se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtëpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtepitë e bizneset nuk harrojnë kurrë.”, shkroi deputetja Bajrami.
Tutje ajo ka pyetur nëse qeveria din të tregojë pse sillet kështu me qytetarët e saj.
“A din qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj?!”, u shpreh Bajrami./Arbresh.info
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...