Bajrami: Po punojmë që përmes zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje të arrihen rezultate pozitive

17:59 | 7 Dhjetor 2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se ka zhvilluar takime me akterë të ndryshëm më qëllim të zbatimit sa më efikas të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Bajrami ka njoftuar se është takuar me përfaqësues të Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe ATK-në.

Ajo ka thënë se kanë komunikuar edhe me përfaqësues të Trustit

Postimi i plotë:

Me qëllim të zbatimit efikas të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, i cili u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 04.12.2020 sot jemi takuar me -Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive, – Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe – ATK-në;

Kemi komunikuar po ashtu me përfaqësuesit e-Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe -Bankën Qendrore të Kosovës. Po punojmë intensivisht me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që përmes zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, të arrihen rezultate pozitive në fuqizimin e ekonomisë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lajmet më të lexuara