Deputetja e LDK-së, Hykemet Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit ka deklaruar se opozita s’po kërkon dorëheqje nga institucionet, por braktisje të tyre.
Bajrami akuzoi Muratin se po manipulon faktet teksa tha se ajo që opozita po kërkon është zbatimi i ligjit, konkretisht Neni 26 i Ligjit për Qeverinë, që sipas saj obligon dorëheqjen e ministrave në detyrë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Hekuran mos i manipulo faktet!
Paske thënë se: ”opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë”
E para: jo opozita, sepse për me qënë tjerët opozitë ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën, e dje u pa që ende s’keni shumicë.
E dyta: s’po kërkojmë ne, me e braktisë Qeverinë, (nëse po e cilëson dorëheqjën si braktisje), por po ta kërkon Ligji që vet e keni shkru, vetë e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022.
Neni 26 i këtij Ligji po thotë si ministër në detyrë duhesh me dhanë dorëheqje.
Pra pranoni që jeni të paaftë me shkru ligje, jeni shkelës të Kushtetutës e të ligjeve, madje edhe të atyre që vetë i keni shkru dhe aprovu./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Murati: Opozita s’po kërkon dorëheqje nga institucionet, por braktisje të tyre
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...