Sekuestrimi i rreth 100 objekteve në Brezovicë sipas Mefail Bajqinovcit është meritë e pushtetit. Deputeti i VV-së thotë se deri më tani askush nuk ka arritur t’i ndalojë ndërtimet ilegale atje.
Deputeti Bajqinovci thotë se kjo është qeverisja e parë që nuk e pengon anjë lloj hetimi, duke shtuar se “shteti po bëhet”.
Postimi i tij i plotë:
Ligji ishte këtu për pothuajse 23 vite, e Brezovica shumë më moti. Por, ndërtimet ilegale atje lulëzuan dhe askush për gjithë këto vite nuk mundi ta ndalojë shkatërrimin. Pse?! Sepse njerëz të fuqishëm të politikës e biznesit ishin atje. U deshtë vetëm ndërrimi i njëmendt politik në qeverisje të bëjë të mundur hetimin dhe sot edhe konfiskimin e mbi 100 shtëpive atje. Dikush thotë se prokuroria po e bën, por edhe prokuroria ishte këtu shumë moti. Kjo është qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi, sidomos ai i nivelit të lartë, të luftohet./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...