Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga Suedia.
Në mbishkrimin e tij krahas videos, Bajqinovci tha se mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet, përcjell Arbresh.info
“Nga Suedia e deri në çdo cep të botës, për fitore të reja! Mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet. Mërgata me Lëvizjen!”, shkroi ai.
Kurse në video Bajqinovci tha se mërgata në Suedi është e gatshme të kontribuoj për fitoren e radhës të LVV-së.
“Jam shumë mirënjohës për entuziazim që treguat për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Mërgata në Suedi po trëegon që është e gatshme të jap kontributin e saj për fitoren e radhës. Me 9 shkurt së bashku do të vazhdojmë punët e mira që po ndodhin përshëndetjet e përzemërta nga Gotenburg deri në fitoren e radhës”, tha Bajqinovci./Arbresh.info
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...