Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot edhe zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Në ceremoninë e aderimit të kalimit të Bahtirit nga AKR-ja në Vetëvendosje po merr pjesë vetë kreu i LVV’së, deputeti Xhelal Sveçla dhe disa zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes.
Kurti në fjalën e tij ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ai gjendet në Mitrovicës, dhe nuk është hera e parë që Agim Bahtiri gjendet në Vetëvendosje.
Kurti ka treguar për një bisedë që ka pasur me Bahtirin në vitin 2018, në të cilën kreu i Mitrovicës ka thënë se disa lagje të Mitrovicës së tij kurrë nuk do të mbesin nën Serbi.
“Duke iu falënderuar qëndresës së kryetarit Bahtiri, sot nuk e kemi kufirin në lumin Ibër”, ka thënë Kurti.
Kreu i VV’së ka thënë se dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë feste.
“Jemi të bindur që bashkë me Agim Bahtirin dhe aktivistët e tjerë të AKR’së, ditën e zgjedhjeve do ta shndërrojmë në ditë fitoreje e ditë feste”, ka thënë ai.
Ndërkohë në fjalën e tij Bahtiri ka thënë se Albin Kurtin e ka mik të zemrës. Bahtiri gjithashtu ka falënderuar aktivistët e AKR-së për mbështetjen që i kanë dhënë për të mirën e Mitrovicës.
Ai gjithashtu ka kritikuar institucionet qendrore, duke thënë se nuk e kanë përkrahur punën e tij në Mitrovicë.
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...