Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar kosovarët për Vitin e Ri 2018-të.
Në dedikimin e Bahtirit për përmbylljen e vitit 2017-të, thuhet se të gjitha planet u realizuan suksesshëm sa i përket investimeve dhe ngritjes së cilësisë së jetës e mirëqenies së përgjithshme.
”Me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës e them se po përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, e që kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme. Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2018 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të komunës sonë. Me dëshirën që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, uroj që të jetë vit i shëndetit, mirëqenies, harmonisë dhe paqes mes nesh! Gëzuar e me fat Viti i Ri 2018!” ka përfunduar Bahtiri.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...