Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, ka folur për peticionin që ka për qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës, të cilën e ka dërguar të enjten tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Bahtiri tha se ekziston një problem pasi sipas tij “askush s’po guxon as që të marr vendim dhe të veproj”.
Sipas tij, peticionin që e ka dërguar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, i është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).
“Problemi është që nuk po guxon askush që të merr guximin dhe të veproj. Grupet parlamentare i kam përgatitur dhe do të votohet me shumicë votash, sapo të shkoj në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ia kam dërguar parlamentit dhe ai e ka dërguar në Qeveri, e Qeveria në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).
MAPL e ka rekomanduar Kuvendin që ta hedh poshtë. Të enjten ma kanë dhënë një mundësi që ta dërgoj peticionin në Presidencë, e presidenti ta dërgoj në Kuvend”, ka thënë Bahtiri.
Ai u shpreh se çdo hapësirë që do t’i jepet për të vepruar do ta bëj, pasi siç tha ai është kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës.
“S’do të lej gurë pa rrotulluar. Tash jam duke përgatitur t’ua dërgoj çdo grupi parlamentar. Të filloj çdo procedurë që është e nevojshme që njëherë e përgjithmonë, para se të nisin bisedimet në Bruksel, që qyteti i Mitrovicës në mënyrë ligjore të jetë i bashkuar”, theksoi ai.
Kryetari Bahtiri, po ashtu tha se nuk do të lejoj që shqiptarët të cilët jetojnë në veri të vendit të udhëheqin nga strukturat ilegale serbe.
“De facto, de juro unë s’kam kompetenca ekzekutive që të marr vendime në veri të Mitrovicës, dhe nuk do të lejoj që shqiptarët të jenë nën udhëheqjen e strukturave ilegale serbe. Çdo iniciative e kam marr në emër të qytetarëve. Kjo kërkesë është e qytetareve”, potencoi ai.
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...