Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sot në pjesën veriore të vendit, përkatësisht në Zubin Potok ndaj grupit të aplinistëve “Kosova Mountain Club”.
Bahtiri iu ka bërë thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të zbardhet ky rast dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.
Kreu i Mitrovicës ka thënë se nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës të fuqizohen sipas tij sikurse vite më parë.
“Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre”, ka shkruar Bahtiri në Facebook
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...