Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ofruar ndihmë financiare për blerjen e një toke në veri të Mitrovicës për ndërtimin e shkollës fillore “Aziz Sylejmani”, e cila ende gjendet në lagjen “Kodra e Minatorëve.
Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ku tha se nxënësit e kësaj shkolle ende e zhvillojnë mësimin në kontejnerë.
Bahtiri potencoi se ka marrë premtim edhe nga homologu i tij që do të ketë lëvizje në këtë drejtim, mirëpo sipas tij ende nuk është bërë asgjë.
“Mbështetja ime ka qenë edhe materiale. I kam thënë edhe Kadri Veselit, që personalisht i jap unë paret për me ble tokën për shkollën ‘Aziz Sylejmani’, në Kodrën e Minatorëve. E kam biseduar edhe me kryetarin Goran Rakiq, dhe më ka premtuar që do të gjendet një tokë diku. Premtime më ka dhënë mirëpo ende nuk ka lëvizje për atë punë”, ka thënë Bahtiri, raporton Telegrafi.
Ndryshe , edhe 19 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës në veri të Mitrovicës nxënësit vazhdojnë të mësojnë në kontejnerë, në mungesë të shkollës.
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00