Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje të radhës me shtabin emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale dhe shpalosjen e raportit të punës për marrjen e masave parandaluese të virusit COVID-19.
“Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të ekipes së MPBAP-së, nga Policia e Kosovës, FSK-ja dhe AME-ja.
Fillimisht Bahtiri ka falënderuar akterët relevantë të shtabit emergjent, dhe Policinë e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të kësaj situate, si dhe të gjithë qytetarët mitrovicas të cilët vazhdojnë të zbatojnë në përpikëri të gjitha masat e marra nga Komuna dhe ato të nivelit qendror, ku falë këtij bashkëpunimi Mitrovica jugore nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu Bahtiri potencoi se që nga momenti i shfaqjes së këtij virusi, Komuna e Mitrovicës, dhe donatorë të ndryshëm u kanë dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjienike, dhe se nga këto ndihma nuk do të anashkalohet asnjë qytetar i cili ka nevojë në këtë kohë pandemie.
“Deri më tani janë shpërndarë 1630 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në Mitrovicë, ditët në vijim pritet të shpërndahen edhe 1500 pako tjera nga Komuna, si dhe 500 pako tjera të dhuruara nga biznesmeni Afrim Zeneli me familjen e tij, për të cilët jemi shumë falënderues dhe mirënjohës”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.
Në këtë mbledhje, anëtarët e shtabit emergjent kanë raportuar për gjendjen aktuale dhe vlerësimin e zbatimit të masave parandaluese të virusit COVID-19, ku është kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë me zbatimin e të gjitha vendimeve nga niveli lokal dhe ai qendror, duke përfshirë edhe vendimin e fundit e ndërmarr nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ka rëndësi të madhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari