Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ka pasur vazhdimisht mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, por jo edhe të Qeverisë së Kosovës, të cilën e quan të ligë.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka organizuar një drekë zyrtare me gazetarë, ku ka folur për problemet me të cilat përballet si kryetar, por edhe për rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij me Mitrovicën.
Ai ka thënë se ka ardhur koha që me vendin të qeverisin biznesmenët, të cilët dinë ta zhvillojnë vendin.
“Në vitet e ’90-a ai që nuk e ka mbështetur Rugovën nuk ka pasur gjak shqiptari, gjithashtu ata që nuk e kanë mbështetur luftën e UÇK-së, gjithashtu nuk kanë pasur gjak shqiptari. Koha e politikanëve ka kaluar, tani është koha që me vendin të qeverisin biznesmenët, njerëzit e suksesshëm në botën e biznesit. Ata dinë si të zhvillohet vendi”, ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Stabilizimi i situatës në veri
Ai tha se ka bërë dhe është duke bërë punë të mira për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, por nuk ka treguar se çfarë punësh të mira është duke bërë.
“Jam duke bërë punë të mira për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, por ato punë të mira do të dihen më vonë. Janë vetëm tre veta në Kosovë që dinë për punët e mira që jam duke bërë”, theksoi ai.
I pari i Mitrovicës së Jugut tha se asnjëherë nuk e ka pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovë, ndonëse siç tha ai, sa herë që takohet me kryeministrin dhe me ministrat ata e dëgjojnë mirë…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...