Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të dërguar në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit që do mundësonte bashkimin e Mitrovicës në një komunë të vetme.
Bahtiri përmes një reagimi ka pyetur se si është e mundur që nuk ka të drejtë të punojë për bashkimin e qytetit, i cili gjithmonë ka qenë një dhe i vetëm.
Reagimi i Bahtiri:
Unë kam kërkuar bashkimin e qytetit të Mitrovicës në një komunë të vetme, ashtu siç ka qenë gjithmonë, kërkesë e cila është mbështetur edhe nga të gjitha partitë politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës. Ndërsa, tash Qeveria duhet të bëjë veprime konkrete për ndryshimin e ligjit përkatës, që do ta bënte Mitrovicën me një komunë të vetme.
Qarqe të caktuara politike po e kundërshtojnë këtë nismë, por që nuk po i kundërshtojnë veprimet për ndarjen e Kosovës të kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri. Pra, si është e mundur që unë nuk kam drejt të punoj për bashkimin e qytetit, i cili gjithmonë ka qenë një dhe i vetëm, e dikush tjetër prej kolegëve të mi serb paska drejt të kërkoj ndarjen e Kosovës?
Unë e di saktë çka dua dhe jam thellësisht i bindur se bashkimi do të ndodh, gjë që do ta dëshmoj e ardhmja e afërt. Mirëpo, me vjen keq që institucionet qendrore nuk e kanë këtë informacion, e që do të duhej ta kishin. I bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojnë sa më shpejt dhe ta dërgoj në Kuvend propozimin për ndryshimin e ligjit që do të bashkonte Mitrovicën në një komunë, sepse nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit të qytetit. Ata që thirren në Planin e Ahtisarit duhet ta dijnë se ai është projekt i implementuar dhe tejkaluar, që e ka sjellë pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, Kosova nuk mund të mbetet peng i asnjë plani dhe asnjë njeriut, po duhet të zhvillohet konform asaj që e bën funksionale shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici