Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që nesër të dalin në një tubim që ai e ka thirrur për lirimin e Ramush Haradinajt.
“Nesër me fillim nga ora 11:55 do të mbajmë tubim për shkak të arrestimit së Ramush Haradinajt. Tubimi do të mbahet në sheshin e qytetit, me saktësisht pranë shtatores së Isa Boletinit.Arrestimi i ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit dhe tash kryetarit të AAK-së, sipas flet-arresteve të montuara të Serbisë është akt i shëmtuar dhe i padrejtë”, ka thënë Bahtiri.
I pari i Mitrovicës për Veriu.info thotë se Ramush Haradinaj i përket familjes që më së shumti ka dhënë kontribut për lirinë Kosovës, menjëherë pas familjes Jashari dhe arrestimi i tij sipas urdhrave të Serbisë nuk mund të tolerohet.
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...
Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkenc...