Bahri Hyseni u zgjodh Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai do ta drejtojë Këshillin Prokurorial për tri vite.
Bahri Hyseni është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Hyseni ka marr 10 vota nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës pa pasur asnjë kundërkandidatë.
Gjatë mbledhjes Hyseni ka thënë se janë tri arsye pse ai do të duhej të zgjedhet në këtë pozitë.
“Si arsye të parë ai ka përmendur se ka shkollim dhe përvojë. Arsyeja e dytë është rezultatet e mira që kam pasur në pune si prokuror. Ndërsa, arsyeja e tretë është se kam një vizion lidhur me këtë pozicion. Do të angazhohem në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe transparencës së këshillit. Do të bashkëpunoj me të gjitha organet të cilat luftojnë dukuritë negative, si krimin e organizuar dhe korrupsionin. Do të veprojmë si të pavarur dhe të paanshëm. Tani e kemi më të lehtë pasi kemi një këshill funksional, por prapë se prapë unë i kam vendosur vetës disa detyra”, ka thënë Hyseni.

Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë