Një person në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vras djalin e vet për shkak se ky i fundit ka një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij. Viktima ende është në jetë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK. Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vras vetën por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar.
Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras vetën me armë por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështet në kokë ta lëshojë në tokë, pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.
Pas hetimeve fillestare, dyshohet se baba ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vret, mirëpo për fat viktima ende është në jetë dhe sipas raporteve spitalore i njëjti pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.
Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti po mbahet në ambientet e policisë. /Arbresh.info
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali