Babai dhe mbesa e Hakif Zenjullahut me Covid-19

19:39 | 19 Nëntor 2020
Arbresh.info

Babai dhe mbesa e heroit të kombit Hakif Zenjullahu janë duke u ballafaquar me Covid-19.

Sahiti dhe Floretë Zenjullahu kanë simptoma të lehta të virusit, shkruan portali arbresh.info

Këtë e bën të ditur vetë Floreta e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

“Gjyshi dhe unë po e kalojmë bashkë virusin Covid-19. Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor. Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët”, shkruan Zenjullahu.

Hakif Zejnullahu lindi më 22 qershor të vitit 1962 në fshatin Lladoc të Podujevës. Ishte bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti. U vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale