Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, Jusuf Azemi. Ky i fundit ka kërkuar angazhim të përbashkët në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Ligji i Punës, por edhe fillimin e zbatimit të kontratës kolektive, si shtyllë bazë për përmirësimin e pozitës së punëtorëve.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi ka informuar, Azemi për angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, në fushën e përmirësimit të gjendjes sociale në përgjithësi dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit të punës tek ekonomitë e vogla, por edhe në luftimin e informalitetit.
Gjatë takimit që zëvendëskryeministri Kelmendi ka pasur me asociacionet ekonomike, është arritur marrëveshja për fillimin e iniciativës për formalizmin e të punësuarve, e njëkohësisht palët janë dakorduar që pakoja e dytë fiskale të jetë në funksion të avancimit dhe zhvillimit ekonomik të bizneseve.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, pasi ka uruar zëvendëskryeministrin Kelmendi për detyrën e re, shpalosi angazhimet e sindikatës lidhur me të drejtat e punëtorëve.
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...