Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka njoftuar se sot është mbajtur takimi me punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se është marrë vendim që nga 16 shtatori të fillohet me grevë, e kjo për shkak të pagave të ulëta.
Ai ka bërë të ditur se punëtorët teknik kanë kërkuar pagë 550 euro, ndryshe kanë deklaruar se nuk punojnë.
“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik te Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 eu pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë .”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...