Komisionari i BE-së për Migrim dhe Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të marrë liberalizimin e vizave.
Në konferencën “Politikat e BE-së për viza”, Avramopoulos ka thënë se duhet ende punë në luftën kundër krimit të organizuar, raporton koha.net.
“Konfirmoj që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim. Pas votës në Parlamentin Evropian, kjo çështje tani është në duart e shteteve anëtare”, ka thënë Avramopoulos.
Ndërkohë shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së