Rrjeti i OJQ-ve AVONET, thotë se është thellësisht i shqetësuar me skandalin nga komuna e Ferizajt me të cilën ky institucion ka rikthyer në punë zyrtarin për marrje të mitos – ryshfetit.
AVONET, ka monitoruar rastin dhe ka kërkuar qasje në dokumentet publike tek institucione, duke marr aktgjykimet më të cilën janë shpallur nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Sipas kësaj OJQ-je, zyrtari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt me datën 8.05.2015 me PKR. Nr 238/2014 ishte shpallur fajtor Muhamut Kalanica nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me këtë rast ka kryer vepër penal marrje e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, të cilit Gjykata Themelore e Ferizajt i kishte shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 muaj, i cili dënim konform nenit 38 par.3 të KPK-së i zëvendësohet me dënim me gjobë, në lartësi prej 1,000.00 euro.
‘Me datën 19.01.2017, rreth orës 19.00 z. Muhamet Kalanica, me pozitë mbikëqyrës i pylltarin në rajonin e fshatit Jezercë në mënyrë të drejtpërdrejt kishte marr ryshfet ku dhe Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe organet e drejtësisë kishin dhënë paraburgim’, thuhet në reagimin e AVONET.
AVONET thotë se tashmë Komuna e Ferizaj, zyrtarin Muhamet Kalanicen e ka rikthyer në punë me vendim të Komisionit disiplinor, që bie në kundërshtim me Ligj për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, respektivisht me nenin 63, masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve – përgjegjësit, pika 4 dhe Neni 90, përfundimi i marrëdhënies së punës, pika 2.4.
“AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa që ta shfuqizoj vendimin e komisionit disiplinor dhe të merr masa në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës, ta respekton aktgjykimin e gjykatës për personin ne fjalë, poashtu të ndërmarr masa ndëshkuese edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal duke filluar nga drejtori i drejtorisë dhe personave tjerë të përfshirë në këtë proces”, thuhet në fund të reagimit/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...