Rreth dy orë pasi ka thënë se në çantën e klientit të saj, Enis Latifi, ka pasur përveç flamurit të ISIS-it edhe helm, avokatja Sabrije Jashari, ka kërkuar që t’i demantohet kjo deklaratë. Arsyetimi i saj është se e kanë keqkuptuar mediat.
Por deklarata e saj para mediave është incizuar nga gazetarët. Koha.net, që raportoi për deklaratën e avokates Jashari e posedon të plotë incizimin, ndërsa këtu po e transmetojmë sekuencën ku ajo tregon se çka i është gjetur në çantë klientit të saj.
Gazetarja: E çka ka pas në atë çantë?
Avoktja: Ka pas flamur të ISIS-it, edhe diçka tjetër!
Gazetarja: Çka është ajo tjetër?
Avoktja: Qasi, helm…
Pas arrestimit të pesë të dyshuarve për terrorizon në afërsi të liqenit të Badovcit, Ujësjellësi Rajonal Prishtina në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë ndalur të shtunën ujin për lagjet e Prishtinës që furnizohen nga ky liqe. Sipas tyre, kjo është bërë me qëllim të shmangies së rrezikut nga helmimi i mundshëm i ujit nga të arrestuarit. Në deklarimet për opinion, Policia e Kosoves ka mohuar se te këta pesë persona është gjetur helm.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...