Avokati i njohur, Arianit Koci përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me rinumërimin e votave në Prizren e Prishtinë, si dhe rinumërimin e pjesshëm të disa komunave tjera.
Ai ka shkruar se me këtë vendim të PZAP-së, do të rriten dyshimet për vjedhje votash, shkruan arbresh.info.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Rinumërimi i votave, pa ndonjë arsye ligjore, apo pa ndonjë dyshim të bazuar mirë për manipulim të procesit votues, do të sjellë konfuzion edhe më të madh, do t’i rris dilemat për vjedhje të votave dhe do t’a thelloj animozitetin ndërmjet partive politike dhe votuesve”, ka shkruar Koci./arbresh.info/.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK