Policia e ka mbyllur edhe klubin e natës me emrin “Bab” i cili udhëhiqet nga Rrustem Rukolli, biznesmen nga Skenderaj.
Përfaqësuesi i pronarit të “Bab Club”, Arianit Koci ka thënë se do të ushtrojë ankesë lidhur me veprimin e gjykatës dhe prokurorisë që të mbyllet lokali, ngase siç ka thënë ai, pjesë e lokalit e cila është mbyllur ndodhët në gjykim që disa vite.
“Kjo pjesë e lokalit në kontest gjyqësor që disa vite. Pra jemi në gjykim. Mendojë që gjykata dhe prokuroria në mënyrë të pa bazuar kanë gjykuar se lokali duhet të mbyllet. Ne e kemi respektuar urdhrin dhe e kemi liruar këtë pjesë të lokalit. Unë do të ushtrojë ankesë për këtë veprim dhe do vazhdojmë me gjykim”, ka thënë Koci.
Ai ka thënë se gjykimi është duke ndodhur për përcaktimin e kufjeve në mes të lokaleve. Aksioni i Policisë është duke vazhduar në lagjen “Ulpiana” ku janë duke u mbyllur disa lokale në afërsi të Tregut.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...