Avokati i “Kobrës” ngre dyshime në Apel: Përgjime të paautorizuara dhe kundërthënie në aktgjykim

11:45 | 30 Mars 2026
E.G

Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, avokati mbrojtës i Dibran Hoxhës, Florent Latifaj, ka paraqitur një sërë shqetësimesh lidhur me procesin gjyqësor të shkallës së parë.

Gjatë fjalës së tij, Latifaj ka përmendur dokumente dhe shkresa nga procesverbali, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë trajtuar disa prova në këtë rast.

Ai ka ngritur gjithashtu dyshime për ekzistimin e përgjimeve të paautorizuara, të cilat sipas tij mund të kenë ndikuar në rrjedhën e procesit. Sipas avokatit, aktgjykimi ndaj Dibran Hoxhës përmban kundërthënie të theksuara, duke theksuar se arsyetimi i vendimit nuk përputhet me dispozitivin.

Këto pretendime pritet të jenë pjesë e shqyrtimit në vijim të seancës së Apelit, ku do të vendoset për fatin e mëtejmë të çështjes.