Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, pas seancës së sotme ka komentuar mbi deklaratën e pafajshme të Naim Murselit, bashkëshortit të të ndjerës, i cili akuzohet për vrasjen.
Avokati ka theksuar se provat që ekzistojnë janë mjaft të qarta dhe se mospranimi i fajësisë nga Murseli është diçka e pritshme.
“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo, për shkak se provat materiale edhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta, ashtu edhe sikur të pranonte fajësinë nuk do të ishte diçka e re për ne, edhe mospranimi i fajësisë është diçka e pritshme, por edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi apo habi se pse e ka pranuar”, ka thënë Syla.
Ndërkohë, Naim Murseli në seancën e sotme është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj./Arbresh.info
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë
Bastisje në Prishtinë dhe Mitrovicë për falsifikim të dokume...
Bllokimi i ishullit urban, Rama: Prishtina nuk ka me mbet pe...
Vazhdon shtrenjtimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve...
Arrestohet në Prishtinë një 25-vjeçar i dënuar për armëmbajt...
Osmani bashkë me Abdixhikun të dielën në Zvicër, takojnë mër...