Avokati Besnik Berisha, ka thënë se Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rastin e Shaban Gogajt, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt.
M anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se kjo ishte goditja e fundit që Supremja ia dha padrejtësisë ndaj Gogajt, duke marrë këtë vendim që mbron sigurinë juridike.
Postimi i plotë:
Gjykata Supreme i jep goditjen e fundit padrejtësisë ndaj z. Shaban GOGAJ, vrasja e Agonis Tetajt ishte nga PAKUJDESIA!
Me një vendim që mbron sigurinë juridike, Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, duke konstatuar se:
Ricilësimi i veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia” ishte bërë në mënyrë të ligjshme nga Prokuroria Themelore në Gjilan, bazuar në faktin se i dënuari kishte besuar se arma që po përdorte ishte e gazit dhe jo armë zjarri.
Rihapja e shqyrtimit gjyqësor nuk kishte bazë ligjore, pasi të gjitha provat e propozuara nga Prokuroria tashmë ishin administruar më parë dhe nuk përbënin prova të reja që të justifikonin rihapjen e shqyrtimit gjyqësor.
Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale në dëm të të dënuarit ishte i paligjshëm, pasi një herë kur Prokuroria kishte bërë ricilësimin e veprës penale dhe pranimi i fajësisë ishte bërë mbi këtë bazë, kthimi në aktakuzën fillestare ishte shkelje e rëndë e parimeve të një procesi të drejtë.
Drejtësia triumfoi!/Arbresh.info
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...