Në qytetin e Ferizajt pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë detyruar që të përdorin forcën ndaj disa qytetarëve të cilët s’kanë pranuar që të vendosin maska.
Për këtë incident kanë dalë edhe disa video xhirime në rrjete sociale, teksa policët shihen duke përdorur forcën dhe duke e goditur njërin prej qytetarëve poshtë këmbëve.
Avokati kosovar, Besnik Berisha, thotë se bazuar në pamjet që po qarkullojnë, Policia ka përdorur forcën proporcionale në mënyrë të ligjshme, pasi që ka qenë e domosdoshme.
“Por, ne rastin konkret, ajo çfarë pamjet treguan, forca e përdorur nga policia jo vetëm qe ishte proporcionale dhe e ligjshme, por edhe e domosdoshme”, ka shkruar Berisha.
Ai tutje ka thënë se policia në këtë rast ka qenë pala e dëmtuar dhe se qytetarët meritojnë të ndëshkohen sipas ligjit.
“Andaj, policia ishte viktima qe u dëmtua jo vetëm fizikisht, ndërkaq qytetaret janë ata qe meritojnë ndëshkimin edhe ligjërisht!”, ka shtuar tutje avokati kosovar.
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...
Kthehemi në Hënë, pastaj Marsi: NASA po lanson misionin Arte...
Tahiri thotë se Kurti kishte mundësinë ta zgjidhë presidenti...
Gërvalla takon Palatovën, në fokus reformat në drejtësi
Kurti me mesazh mbështetjeje për FFK-në dhe Kombëtaren e Kos...