Pas vendimit të Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës që dënoi ish-luftëtarët e UÇK-së me më shumë se gjysmë shekulli burgim, pala mbrojtëse është shprehur e zhgënjyer me misionin e EULEX-it, duke i quajtur vendimet e tij pa bazë ligjore, dhe pa kurrfarë drejtësie.
Avokati Tomë Gashi, i cili ka mbrojtur Sylejman Selimin, ka potencuar se ndërkombëtarët vështirë bien vendime të drejta ndaj komandantëve të UÇK-së, ndërsa ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
“Është tepër e vështirë me besu se gjyqtarët ndërkombëtarë bien vendime të drejta në raport me komandantët e UÇK-së, natyrisht kur me diagnozë të një personi të sëmurë psikik i dënojnë më tepër se gjysmë shekulli me burg, të gjithë pothuajse i dërgojnë në paraburgim dhe dikë e dënojnë për lëndime trupore tejet të lehta më tepër se për vrasje. Ky është një diskriminim dhe porosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës mos ta votojnë Gjykatën Speciale, në votimin e së premtes, meqenëse ata të cilët do të shkojnë në atë gjykatë do t’i presë një vendim i tillë si ky i sotëm, i cili është i padrejtë, i palogjikshëm dhe është gjithçka përveç drejtësisë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, pala mbrojtëse sigurisht se do të ankohet në Gjykatën e Apelit, duke shpresuar se misioni i EULEX-it të jetë më në nivel të detyrës në gjykatën më të lartë, ose që ky mision të shkojë sa më shpejtë prej Kosovës.
Ai i ka quajtur vendimet e EULEX-it pa kurrfarë baze ligjore dhe pa kurrfarë drejtësie, vetëm për shkak të mllefit që kanë ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Gashi ka bërë të ditur se kjo nuk është asgjë tjetër përveç një kampanje kundër pjesëtarëve të luftës për t’i eliminuar nga skena politike.
Edhe avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, e ka quajtur vendimin e Trupit Gjykues të padrejtë, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
“Besoj se kjo padrejtësi do të korrigjohet në shkallën e dytë. Zoti Lushtaku është dënuar sipas dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur i cili ka pasur diskrepancë në dëshmi dhe këtë e pranon edhe gjykata, prandaj unë mendoj se kam bazë të mirë për ushtrimin e ankesës”, theksoi Koci
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...