Nuk e kishte pritur që Lëvizja Vetëvendosje të propozonte Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit, tha deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Avdyli tha se ky vendim ishte surprizues për të.
“Propozimi i Dimalit ka qenë i befasishëm, por në një farë forme është vendim i Vetëvendosjes. Unë nuk e kam pritur, ndoshta kam pritur shumë emra të tjerë”, u shpreh Avdyli.
Ndërkohë, Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, me 26 gusht, pasi kishte marrë 73 vota pro.
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...