Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka pritur në takim sot përfaqësuesin e Shoqatës “Human Bridge”, Xhafer Balaj
Më këtë raste Hoti Balajt i ka ndarë një letër falënderimi për humanizëm ndërsa ka shkruar se ndihet krenar më kontributin e bashkatdhetarëve, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, z. Xhafer Balaj.
Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.
Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!/arbresh.info/

Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...
Spiropali: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i...
CIA: Regjimi në Iran i dobësuar, por ende funksional! I aftë...
Barcelona – Newcastle, formacionet zyrtare