Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti,përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se ka dështuar në investime kapitale.
Hoti ka thënë se rreth 70% e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar.
“Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim”, ka shkruar ai.
Deputeti Hoti, tutje ka thënë se në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.
“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese: Ministria e Bujqësisë 0%, Ministria e Pushtetit Lokal 0%, Ministria e Shëndetësisë 2%, Ministria e Ekonomisë 4%, Ministria e Drejtësisë 4%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, Shërbimi Spitalor 12% dhe Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka bëre të ditur Hoti.
Sipas Hotit, sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale./Arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...