Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar në Facebook se libri “Ekonomiksi” i nobelistëve Paul Samuelson dhe William Nordhause, i përkthyer nga ai, do të jetë shumë shpejt i botuar në gjuhën shqipe.
Hoti, i cili është edhe profesor, ka thënë se pret me padurim që në vjeshtë t’u ligjërojë studentëve lëndën e ekonomiksit me librin e ri, i cili, sipas tij, përdoret në universitetet më të njohura ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se ky libër përmban tema tepër të rëndësishme që trajtojnë në mënyrë shkencore zhvillimet e fundit, si: ekonomiksi i ambientit, trajtimi i mallrave publike globale në një botë komplekse, ekonomiksi i sigurimeve, ekonomiksi i zhvillimit etj.
Sipas tij ky libër do të jetë në dispozicion në shtator 2022 për të gjithë studentet.
Librin e botuar, Hoti ka shkruar se ua dedikon prindërve të tij./arbresh.info
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar