Për herë të parë që nga formimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, qeveria e kaluar në krye me Albin Kurtin, përbëhej nga 15 ministri, pesë nga të cilat udhëhiqeshin nga gratë.
Ndërkohë, në krye të Kuvendit të Kosovës ishte zgjedhur një grua, Vjosa Osmani e cila zëvendëse të parë kishte po ashtu një grua, deputeten Arbërie Nagavci, shkruan arbresh.info.
Por, pak më ndryshe se ajo e Kurtit, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, e cila u krijua të mërkurën me 61 vota, ka vetëm një grua më pak në kabinetin qeveritar.
Ministret gra, të qeverisë Kurti ishin Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave, që të dyja nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami është emëruar ministre e Arsimit dhe Vlora Dumoshi ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kurse, nga komunitetet jo serbe ishte një ministrja e Administrimit të Pushteti Lokal, Emilia Rexhepi.
Në qeverinë Hoti ka vetëm katër gra të cilët janë: Albulena Balaj, zëvendëskryeministre, Hykmete Bajrami, Ministre e Financave, Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës dhe Meliza Haradinaj, Ministre e Politikës së Jashtme.
Kujtojmë se emërëimi i një numri më të madh të grave në krye të ekzekutivit nga ana e ish-kryeministrit Kurti kishte marrë reagime pozitive Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe organizatat joqeveritare që merren me të drejtat e grave dhe fuqizimin e rolit të tyre në politikë dhe shoqëri./arbresh.info/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata