Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti ka thënë se duhet të mblidhet qeveria për të hequr taksën, pasi që nuk mund të jemi peng të një vendimi që po dëmton Kosovën.
“Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven”, shkruan Hoti, transmeton portali arbresh.info.
Tutje zëvendëskryeministri thotë se miqësia me SHBA-të nuk duhet të cenohet, sepse nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Hoti që vjen nga radhët e LDK-së shkon aq sa thotë se më përpara prishet qeverisa sesa miqësia me Shtetet e Bashkuara.
“Miqesia e perhershme me SHBA nuk cenohet. Ne e garantojme kete miqesi. Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret. Nese demtohet miqesia me ShBA, atehere demtohet shtetesia e Kosoves, te cilen gje nuk lejojme te ndodhe. Prandaj, me perpara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA”, përfundoi Hoti./arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...