Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar Kryeministrin Avdullah Hoti, për keqorganizim të festës 28 Nëntori.
Pastaj Hoti në një fjalë rasti i është kundërpërgjigjur Musliut duke thënë se për shkak se i gjithë stafi shëndetësor dhe Policia nuk kanë mundur të pushojnë, ka vendosur që sot të dalë në punë edhe shërbyesit civilë.
“Për shkak se i gjithë stafi shëndetësor, policia, inspektorati nuk e kanë pushim – kemi vendosur që sot të dalin në punë edhe shërbyesit civilë. Andaj, çfarëdo konotacioni që keni vendosur t’i jepni – nuk qëndron”.
“Tash që po përballemi me valën e dytë të pandemisë, i kemi organizuar edhe një herë klinikat për të krijuar shtretër shtesë”.
“Nuk jemi para kolapsit – jemi në gjendje emergjente shëndetësore. E kemi përmirësuar furnizimin me barna”.
“Po punojmë shumë për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ne kemi marrë një vendim para dy jave ku kemi kategorizuar komunat të cilat janë më shumë në rrezik nga COVID-19”.
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...