Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar Lumir Abdixhikun për pozitën si kryetar i LDK-së, teksa ka shtuar se do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve.
Gjithashtu, Hoti ka falënderuar edhe Isa Mustafën për kontributin e tij 11-vjeçar si kryetar i LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.
Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.
Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore