Google ADS

Avdiu për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë: Pas mësuesve e mjekëve, tash prokurorët e gjyqtarët

12:36 | 23 Nëntor 2022
K.B

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është vendosur që të shfuqizohet vendimin e ish-qeverisë Haradinaj në vitin 2017, i cili përmbante rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Kryeministri Kurti në këtë mbledhje deklaroi se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen ashtu siç ishin para marrjes së këtij vendimi më 2017.

E me këtë rast ka reaguar edhe aktivistja Zana Avdiu.

Ajo ka thënë se pagat janë kthyer si në vitin 2017, pra se janë zvogëluar për 40 përqind.

Avdiu është shprehur se pasi Kurti i “nënshtroi” mësuesit e mjekët, po shkon tek gjyqtarët e prokurorët. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme