Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë një sqarim të rëndësishëm për konsumatorët në Kosovë lidhur me praninë e parazitëve të llojit Anisakis simplex në peshkun e ngrirë që gjendet në treg.
Sipas AUV, këta parazitë nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut, pasi procesi i ngrirjes në temperatura të ulëta i shkatërron dhe ata nuk mund të shkaktojnë sëmundje.
Në një njoftim të publikuar, AUV thekson se peshku i ngrirë është i sigurt për konsum, veçanërisht kur përgatitet me gatim në temperatura mbi 60°C.
“Në tregun e Kosovës gjendet peshk i ngrirë deti apo oqeani, i cili gjatë përgatitjes mund të shfaqë praninë e parazitëve të llojit Anisakis simplex – një dukuri e njohur ndërkombëtarisht në lloje të caktuara të peshkut. Theksojmë qartë: Prania e këtyre parazitëve nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut në rastin e peshkut të ngrirë, sepse procesi i ngrirjes në temperatura të ulëta i ka shkatërruar aftësinë e tyre për të shkaktuar sëmundje. Peshku i ngrirë është i sigurt për konsum, veçanërisht kur gatuhet në temperatura mbi 60°C – standard që siguron asgjësimin e çdo rreziku të mundshëm”, thuhet në njoftim.
“Ndonjë incident mund të paraqitet vetëm në rastin e konsumimit të peshkut të freskët (të pa ngrirë) i cili nuk është trajtuar fare me nxehtësi apo ngrirje , veçanërisht në përgatitje si “crudo”, sushi apo sashimi. Në këto raste, peshku duhet të jetë patjetër i ngrirë më parë, në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është vetëm praktikë e vendeve të Bashkimit Evropian, SHBA-së apo Kanadasë, por është e përcaktuar qartë edhe në legjislacionin e Kosovës, të harmonizuar me direktivat e BE-së për sigurinë ushqimore. Këto standarde janë të bazuara në studime të shumta shkencore dhe në rekomandimet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare si:EFSA (Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore), FAO (Organizata e OKB për Ushqim dhe Bujqësi)”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim