Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim zyrtar me numër 2026.0032 lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.
Sipas AUV-së, bazuar në vlerësimin paraprak për një rrezik të mundshëm serioz për shëndetin e konsumatorëve, janë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme në përputhje me procedurat e sistemit RASFF. Këto masa përfshijnë monitorimin e rastit dhe tërheqjen nga tregu të produkteve të dyshuara.
Njoftimi i plotë;
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka marrë një njoftim me numër 2026.0032, lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.
Duke u bazuar në vlerësimin e mundshëm të një rreziku serioz, Agjencia është duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës. Lote të ndikuara janë: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia, prodhuesi Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuesi Cepparo S.P.A. Itali dhe i importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar për monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të siguruar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore./Arbresh.info
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik