Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë.
Ky vendim është bazuar në njoftimet e shpeshta të pranuara nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), sipas të cilave disa vende të BE-së, përfshirë Kosovën, po përballen me situatën që ka të bëjë me praninë e mundshme të toksinës Cereulide në këtë produkt, transmeton Arbresh.info.
“Përmes njoftimeve të publikuara gjatë ditëve të fundit janë dhënë sqarime të plota lidhur me produktin për fëmijë APTAMIL, përfshirë edhe informacionin se cilat lloje të këtij produkti nuk mund të përdoren. Prandaj qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim, pasi për sasine e cila është futur me herët në Kosovë masat janë ndërmarrë në kohë dhe në mënyrë parandaluese”, njofton AUV-i.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në koordinim me operatorët ekonomikë, thekson se ka realizuar tërheqjen nga tregu të produktit të paralajmëruar.
Ndërkohë, inspektorët e AUV-së janë në terren dhe po vazhdojnë me gjurmueshmërinë e plotë, me qëllim verifikimin nëse ka mbetur ndonjë njësi e produkteve te parajmëruara si të pa përdoshme.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra më parë por edhe ky vendim kanë prioritet mbrojtjen maksimale të shëndetit të foshnjave dhe konsumatorëve, ndërsa situata po menaxhohet me përgjegjësi të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Njoftohen të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në Republikën e Kosovës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi nga sot, datë 11.02.2026 dhe zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejmë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rasti Sekiraqa-Capat, ngritet aktakuzë ndaj 9 personave
Mësuesi nga Nishi ndëshkohet pasi mbulon grafitin “Kur ushtr...
Rama sërish kundër Speciales, e vlerëson idiotësi ndërkombët...
Avokati i Veselit: Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia...
Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lik...
Policia shpall në kërkim Liridon Podrimaj për disa vepra pen...