Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë konfiskuar ushqimet që kanë qenë brenda kompleksit në “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi i cili tha se brenda këtij lokacioni kishte produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura në frigorifer brenda kuzhinave.
“ Sot AUV me kërkesë të Policisë Stacioni i Veriut, ka dale në inspektim për kontrollë në një lokacion ku kompleksin e një resorti kishte produkte dhe nënprodukte të mishit, të vendosura ne frigorifer brenda kuzhinave. Këtë sasi të produkteve mungonte dokumentacioni për origjinën e produkteve disa prej tyre nuk kishin etiketa të deklaraicionit mbi datat e prodhimit dhe të skadencës”.
‘Si të tilla ekipi inspektues ka vlerësuar se nuk permbushin kriteret ligjore për konsum. Andaj me procesverbal ka vendosur se të njëjtat duhet të asgjësohen. Në momentin që krijohen kushtet teknike dhe logjistike inspektorati do të dal së bashku me policinë të bëj asgjësimin e tyre. Mishërat kanë qenë te vendosura në disa frigo të ndryshme të cilat kanë qenë pa mbikqyrje të temperaturave dhe sasia totale do të dihet kur ata të zhvendosen për asgjësim”, u shpreh ai./Arbresh.info




Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...