
Screenshot
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se, me kërkesë të kompanisë APETIT dhe në kuadër të kontrollit zyrtar të realizuar nga inspektorët e AUV-së, në një ngarkesë të mishit të pulës të importuar nga Polonia, nga kompania APETIT Sh.p.k., Vushtrri, është konstatuar prania e bakterit Salmonella spp.
Menjëherë pas konstatimit të këtij rasti, sasia e përgjithshme prej 19,200 kg mish pule është asgjësuar, në përputhje të plotë me procedurat ligjore në fuqi dhe standardet e sigurisë ushqimore.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të monitorojë situatën me vëmendje të shtuar dhe të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me operatorët ekonomikë që merren me importin e mishit, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të rasteve të ngjashme.AUV mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në ofrimin e produkteve që janë në përputhje me standardet evropiane, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...