Bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte ndër temat që dy kryeministrat Hoti e Zaev i theksuan në konferencën për media.
Pas takimit të tyre, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se kanë biseduar për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojnë përgatitet për fillimin e punimeve.
“Kjo autostradë ka kuptim për vendet tona. Nga ana jonë vijojnë përgatitjet për fillimin e punimeve të autostradës Shkup-Bllacë”.
“Rruga do të zgjas 40 deri 45 minuta, 3 kilometra tashme kanë përfunduar. Nëse i mbarojmë këto besoj se në 3 mujorin e parë të vitit 2021 do të fillojmë me realizimin e plotë të kësaj autostrade. Do të përfundoj brenda 2 viteve ose 3”.
Edhe kryeministri Hoti, tha se autostrada Shkup-Bllacë ka rëndësi të veçantë për dy ekonomitë./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...